Kanë mbetur edhe dy dita deri tek përfundimi i festivalit të filmit “Berlinale”.
Filmi i regjisores rumune Adina Pintilie ka shkaktuar bujë të madhe në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar.
“Touch Me Not”, titullohet krijimtaria filmike, i cili përmban shumë skena ku shfaqen lakuriq aktorët dhe marrëdhënie seksuale.
Gjatë shfaqjes së filmit, siç raporton gazeta gjermane Bild, shumë shikues e kanë braktisur para kohe kinemanë. Megjithatë, filmi në fund të shfaqjes mori shumë duartrokitje.
Filmi i artistes dhe regjisores rumune vëzhgon njerëzit e ndryshëm në praktikat e tyre seksuale.
“Është një punë kërkimore. Ishte një proces i gjatë, por në fund rezultoi në një histori dashurie shtatëvjeçare për të gjithë ne”, tha Pintilie.
Theksojmë se ky është edicioni i 68-të i festivalit dhe pritet të përfundojë më 25 shkurt. /Telegrafi/