Në fillim të kësaj jave, një fotografi nga një aeroplan ushtarak amerikan i mbushur me njerëz që u largua nga Kabuli u përhap në mediat sociale.
Dhe siç është mësuar, përcjell Telegrafi, në të kishte hiq më pak se 823 njerëz, numër ky shumë më i lartë se sa që ishte raportuar më herët, sipas të cilit 640 persona u evakuuan në atë fluturim.
“Ishte për jetën e grave dhe fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Nuk ka të bëjë me kapacitetin ose rregullat dhe rregulloret. Ka të bëjë me trajnimin dhe udhëzimet që kemi ndjekur për t’u siguruar që mund të nxjerrim kaq shumë njerëz në mënyrë të sigurt dhe efektive”, citohet të ketë thënë ushtaraku Eric Kut, i cili përfundimisht miratoi fluturimin e mbushur me njerëz.
JUST IN: "The Crew made the decision to go" — Inside RCH 871, which saved 640 from the Taliban … from @TaraCopp and me https://t.co/r4YvGqJZ4b pic.twitter.com/CI1mAmqjHT
— Marcus Weisgerber (@MarcusReports) August 16, 2021
Ndryshe, siç thuhet më tej, dhjetëra afganë kërcyen në rampën gjysmë të hapur dhe kështu ikin nga talebanët.
“Të evakuuarit ishin padyshim të etur për të dalë nga zona, dhe ne ishim të lumtur t’i merrnim në aeroplan. Dhe ata ishin padyshim të ngazëllyer kur ishim në ajër”, ka thënë rreshteri Justin Triola.
“Të gjithë u emocionuan shumë që u larguan”, thotë ai.
Talibanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend. /Telegrafi/