Site icon Telegrafi

“Shumë shpejt do ta shihni fytyrën e vërtetë të Beratit”

Hyseni në fundjavën që lamë pas realizoi golin e fitores për kampionen në fuqi kundër Hajvalisë (1-0), takim ky i zhvilluar në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Ish sulmuesi i disa skuadrave elitare, ka thënë se është i lumtur që i është kthyer golave. Ai thotë se tashmë ka nisur gradualisht të rikthehet në formën e tij më të mirë.

“Sigurisht se jam i lumtur që kam shënuar gol. Ky gol tregon se gradualisht forma ime fizike po vjen duke u përmirësuar. Shpresoj se shumë shpejt do të jem në 100 përqind të formës sime dhe t’i ndihmojë skuadrës në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë të hënën për Kosovapress, Hyseni.

Ai ka folur edhe për sfidat e radhës të Prishtinës. Sipas Hysenit, skuadra e tij në çdo ndeshje do të vazhdojë të kërkojë fitoren.

“Prioriteti i Prishtinës në çdo ndeshje është fitorja. Shpresoj se lojtarët e lënduar të rikthehen në ekip në mënyrë që ne të jemi të kompletuar për sfidat e ardhshme. Personalisht po ndihem mirë në aspektin fizike dhe shpresoj se do të përmirësohem akoma në mënyrë që njerëzit ta shohin fytyrën time të vërtetë”, tha ai.

Prishtina pas fitores kundër Hajvalisë renditet në pozitën e katërt me 10 pikë të tubuara, kurse ndeshjen e radhës do ta luaj në Mitrovicë, kundër Trepçës. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version