Mbrëmë më shumë shi ka rënë në Berovë (18 l/m2), Shkup, Pozhoranë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep dhe Gjurishte.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, rreth orës 2 të mëngjesit nga Shqipëria, në vendin tonë është futur një masë e madhe e paqëndrueshme ajrore, prej së cilës u shfaqën shira të mëdha dhe stuhi në zonën nga Mali Sharr, Mavrovë, Pollog dhe në luginën e Shkupit.
Mot të paqëndrueshëm kishte edhe në Marivosko, pastaj në rrethinën e Radovishit dhe Strumicë./Telegrafi/