Atletico Madridi ka dal triumfues në derbin që e luajti kundër Real Madridit në kuadër të javës së 35-të në La Liga, pasi fitoi 1-0.
Los Cholchoneros e filluan më mirë ndeshjen, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Angel Correas, por që goditja e tij përfundoi jashtë.
Raste të mira shënimi lëshoi edhe Yannick Carrasco që në minutën e tetë dhe të 12-të, nuk ia doli të gjuante saktë në portë.
Carrasco so close! Great start from the boys 💪
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 8, 2022
Më pas, Atletico fitoi një penallti, pasi Jesus Vallejo shkeli Matheus Cunhan në këmbë brenda zonës së rreptësisë, e që pas rishikimit në VAR, u sinjalizua për penallti.
Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Carrasco, që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 40-të.
CARRASC⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️! pic.twitter.com/IujxLphmjt
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 8, 2022
Rastin e parë serioz e shpërdoroi Casemiro, pasi në minutën e 59-të, nuk ia doli ta mposhte Jan Oblakun.
Rast të mirë shënimi për Los Blancos pati edhe Federico Valverde (70’), por Oblak sërish ishte në vend për t’i mohuar golin.
🧤 A fantastic save from Jan Oblak!
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 8, 2022
Deri në fund të takimit, kampioni tashmë i konfirmuar në La Liga synoi ta nxjerrtë në barazim, por Fede Valverde e Vinicius Junior nuk ia dolën të mposhtin sllovenin.
Pas javës së 35-të, Real Madridi ka 81 pikë, ndërsa Atletico Madridi ka 64 sosh në vendin e katërt. /Telegrafi/