Së shpejti pritet të dalë në shitje albumi i ri i muzikantit të ndjerë amerikan, Chris Cornell, ndërsa si këngë paralajmëruese është lansuar “When Bad Does Good”.
Ish lideri i grupit të muzikës grunge, “Soundgarden”, bëri vetëvrasje në maj të vitit të kaluar.
NME bën të ditur se në materialet e reja muzikore do të jenë 17 këngë, ndërsa do të përfshihet edhe një pllakë me 62 këngë nga veprat e tij në grupet “Temple of the Dog” dhe “Audioslave”.
Edhe pse materialet e tjera muzikore do të jenë në dispozicion të fansave nga 16 nëntori, tashmë është lansuar kënga e re “When Bad Does Good” që ka qenë në arkivin e Cornell.
Krahas albumit standard, në shitje do të dalë edhe një ‘box-set’ i veçantë që do të përmbajë dy pllaka LP dhe një libër që përmban të dhëna bazë në lidhje me jetën dhe karrierën e muzikantit.
Ndërkohë, në versionin ‘super deluxe’ ndodhen katër CD, shtatë LP dhe një DVD.
Chris Cornell ka qenë një këngëtar dhe kompozitor, më së shumti i njohur si vokalisti kryesor i grupeve “Soundgarden” dhe “Audioslave”.
Ai ka qenë i njohur edhe për shumë projekte solo, për realizimin e muzikës së filmave, si edhe si themelues i grupit “Temple of the Dog”. /Telegrafi/