Këtë të marte ne kinemanë “Cineplexx” kanë filluar të shiten biletat për premierën e filmit të shumëpritur “Loving Pablo”, që do të shfaqet të enjten më 28 qershor.
Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë mbi jetën e të famshmit Pablo Escobar dhe vjen nën regjinë e Fernando León de Aranoa. Në këtë film ndër të tjerë me rolet e tyre paraqiten aktorët Javier Bardem dhe Penélope Cruz.
Për premierën e këtij filmi rrjeti i kinemasë austriake në Kosovë ka përgatitur edhe disa shpërblime për shikuesit nga partnerët e tyre Poligoni Reload, Absolut, Patos Kosova dhe Ülker Kosova.