Gjatë vitit 2020 janë prodhuar rreth 50 miliardë maska mbrojtëse dhe vlerësohet se 1.5 miliardë copë kanë përfunduar në oqeane, bazuar në të dhënat e grupit “Oceans Asia”.
Në raport janë zbuluar të dhënat rrëqethëse të ndotjes së oqeaneve gjatë pandemisë, duke marrë parasysh sasinë e maskave që kanë përfunduar në ujëra. Vlerësohet se për pastrimin e mbetjeve të maskave plastike nevojiten deri në 450 vite, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu në raport thuhet se rreth 3 për qind nga 52 miliardë maska të prodhuara, do të përfundojnë në ujërat tona. Këto janë të dhëna shqetësuese sepse mbetjet plastike brenda një vit ua marrin jetën rreth 100 mijë krijesave të detit – gjitarë, breshka dhe mbi një milion zogj të detit dhe shumë peshq.
We first alerted the world to the problem of #SingleUsePlastic face masks washing up on #HongKong beaches in February 2020 😷
10 months later and the situation has not changed.
Look for our full report on #COVID19, face masks and #MarinePlastic #PlasticPollution next week! pic.twitter.com/JV3EaPB8Fn
— OceansAsia (@oceansasia1) December 3, 2020
Mbetjet plastike jo vetëm që ndikojnë në jetën e detit, por edhe në komunitetet që jetojnë pranë brigjeve, peshkatari dhe ekonominë e vendeve.
Sasia e mbetje plastike është rritur dukshëm gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit, duke marrë parasysh se bartja e maskave është e obligueshme në shumicën e vendeve të botës. /Telegrafi/