Site icon Telegrafi

Më shumë se katër milionë të infektuar, Franca e gjashta në botë për nga numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Francë është rritur sot në mbi katër milionë, pasi që ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 25.229 raste të reja, shkruan Reuters.

Franca që sot ka regjistruar 4.1 milionë raste të reja, është e gjashta në botë sa i përket COVID-19, menjëherë pas Britanisë së Madhe, e cila ka pasur mbi 4.24 milionë raste të infeksionit me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Numri i pacientëve me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv në Francë është rritur sot për 41 në 4.033, duke tejkaluar numrin e 4 mijë rasteve nga 26 nëntori i vitit të kaluar, në prag të përfundimit të izolimit të dytë të Francës.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka raportuar 64.809 raste të vdekjeve nëpër spital, përkatësisht 223 raste të reja në 24 orët e fundit. E numri total i të vdekurve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 90.095. /Telegrafi/

Exit mobile version