Site icon Telegrafi

Më shumë se gjysmë milioni pajisje janë të infektuara – nëse e keni të instaluar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë!

Një aplikacion, nga dyqani Google Play, dërgoi fshehurazi kontaktet e përdoruesve në një server rus. 

Aplikacioni tashmë është shkarkuar më shumë se gjysmë milioni herë.

Nëse jeni në mesin e atyre 500,000 përdoruesve që kanë shkarkuar aplikacionin, është mirë ta fshini menjëherë.

Emri i aplikacionit është Color Messages dhe për fat të mirë, Google e tërhoqi atë nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Me sa duket, aplikacioni përmirëson shkëmbimin e mesazheve me tekst duke shtuar emoji dhe duke bllokuar tekste të padëshiruara, por studiuesit e sigurisë kibernetike në Pradeo Security theksuan se programi bën shumë më tepër se kaq.

Color Message mbart me vete një familje ‘malware’, të quajtur Joker.

Në të kaluarën, miliona pajisje Android kanë qenë pre e Joker dhe varianteve të tij.

Joker konsiderohet një formë “fleeceware” e malware, pasi ai kryesisht punon në simulimin e klikimeve dhe më pas përgjimin e mesazheve SMS.

Në këtë mënyrë, ai mund t’ju abonojë në shërbimet premium për të cilat nuk dëshironi ose as që keni dëgjuar.

Joker ka hyrë në qindra aplikacione, pavarësisht përpjekjeve të Google për të zbuluar malware dhe për të hequr aplikacionet e infektuara.

Një pjesë e problemit është se gjurma e Xhokerit është jashtëzakonisht e vogël dhe zhvilluesit përdorin një sërë teknikash për ta fshehur atë.

Një tjetër gjë për t’u theksuar është se Color Message është gjithashtu i njohur për të fshehur ikonën e tij kur fillon malware. Mund t’ju duhet të shkoni te “Cilësimet” ose “Dyqani Play” për ta hequr atë. /Telegrafi/

Exit mobile version