Site icon Telegrafi

Më shumë se gjysma e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar është vaksinuar me një dozë kundër COVID-19

Më shumë se gjysma e popullsisë së përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar është vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i dozave të para të administruara është 33.5 milionë, derisa popullsia vlerësohet të jetë 66.7 milionë.

Për më tepër, rreth 119 mijë doza të para u administruan të premten, derisa më shumë se 448 mijë njerëz i morën dozat e dyta.

Bazuar në të dhënat, kjo do të thotë se më shumë se 12 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.4 milionë raste si pasojë e COVID-19, si dhe 127 mijë viktima.

Në azhurnimin e fundit ditor, 32 fatalitete të tjera u raportuan brenda 27 ditëve nga një test pozitiv. /Telegrafi/

Exit mobile version