Site icon Telegrafi

Më shumë se gjysma e konsumatorëve në RMV nuk i lexojnë informacionet në paketim kur blejnë ushqim

Foto: Ilustrim

Pothuajse për të gjithë konsumatorët e Maqedonisë (91 pë rqind) etiketimi i ushqimit, gjegjësisht informacionet e cekura në paketimin e ushqimit dhe të pijeve janë të rëndësishme. Pesëdhjetenjë për qind prej tyre konsiderojnë që janë shumë të rëndësishme, ndërsa 40 pë rqind që janë të rëndësishme, përderisa vetëm 9 për qind nga konsumatorët konsiderojnë që etiketimi i ushqimit nuk është i rëndësishëm.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për leximin e informacioneve në paketimin para se të vendosin të blejnë ushqim ose pije, vetëm 47 për qind konsumatorë gjithmonë e bëjnë atë, ndërsa të tjerët vetëm ndonjëherë, rrallë ose kurrë.

Këtë e ka treguar hulumtimi të cilin e ka bërë Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe ka të bëjë me atë nëse qytetarët i lexojnë informacionet e deklaratave para se të blejnë një prodhim.

“Arsyet që ata kurrë nuk i lexojnë etiketimet janë se nuk e kanë zakon (30 për qind) ose interes (16 për qind), njohuri të pamjaftueshme se si të interpretohen informacionet (14 për qind), shkronja të imta/font i vogël (10 për qind), mosbesim në informacionet e deklaratës (9 për qind). Informacionet themelore të cilat blerësit i lexojnë në paketimet e ushqimit janë data e skadimit të afatit (68 për qind) dhe emri i prodhimit (47 për qind). Rreth një e treta e blerësve gjithmonë e lexojnë edhe vendin e prejardhjes (35 për qind) dhe listën e përbërjeve (34 për qind). Vlerat ushqyese, përmbajtja e alergjenëve, sasia ditore e rekomanduar, më pak lexohen”, thonë në AUV.

Exit mobile version