Më shumë se gjysma e banorëve të provincën Bergamo në veri të Italisë kanë antitrupat e COVID-19, debat ky i nxitur se çfarë mbrojtje ofrojnë ato nga virusi.
Qyteti që është goditur fort nga pandemia e coronavirusit ishte detektuar në fillim të shkurtit, kur edhe ishin vendosur masa strikte mbrojtëse që ndikuan drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar ky vend ka hyrë në fazën finale të lehtësimit të masave, ku më shumë se 34 mijë persona humbën jetën nga coronavirusi derisa mbi 235 mijë tjerë janë konfirmuar se janë prekur me COVID-19.
Testet e gjakut të 9.965 banorëve të marrë nga 23 prilli deri më 3 qershor, treguan se më shumë se 57 për qind prej tyre kanë antitrupa dhe se ata kanë pasur kontakt me coronavirusin.
Autoritetet shëndetësore në Bergamo kanë bërë të ditur se rezultatet janë të bazuara në mostra “standarde” që ishte mjaft e gjerë për të marrë epitetin e indikatorit të besueshëm, se sa njerëz mund të jenë infektuar në këtë provincën, që njëherit ishte bërë epiqendra e shpërthimit të virusit në Itali.
Në një kumtesë tjetër të lëshuar, agjencia e shëndetësisë në Bergamo njoftoi se shumica e mostrave janë marrë nga banorët e zonave më të goditura. Shumica prej tyre tashmë kanë qenë në karantinë.
Në studim gjithashtu thuhet se ky rajon mund të jetë shumë afër “imunitetit të tufës”, për të cilën ekspertët besojnë se sillet nga 60 deri në 65 për qind.
Imuniteti i tufës ndodh kur njerëzit bëhen imun ndaj sëmundjes, duke bërë kështu që të mos ketë më ndonjë efekt negativ përhapja e virusit tek të tjerët. /Telegrafi/