Të punësuarit në burgjet të dëmtuar për 6 milion euro
Në publik shpesh shkruhet për kushtet e të paraburgosurve dhe të burgosurve, por shumë rrallë për ato që gjenden në anën tjetër të hekurave të burgut, të punësuarit në burgjet.
Përfundimisht edhe ato vendosën me zë të luftojnë për të drejtat e tyre. Gati 16 vite ju premtojnë se do të fitojnë rritje të rrogave, kurse më shumë se dy vjet presin vendimet ligjore për nëpunës shtetëror. Dëmi vetëm më është shkaktuar dhe ka vlerë shumë milionëshe
Valentina Stojançevska
Me vite të tëra, Maqedonia pranon kritika prej sërë institucione të vendit dhe të jashtme mbi trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve. Ose shkurtimisht, burgjet janë të mbingarkuara, kurse në ato mbisundon tortura dhe krimi.
Por, përveç “banorëve” të burgjeve, qindra të punësuar ankohen prej kushteve të vështira, dhe siç thonë janë shumë të revoltuar nga trajtimin prej shtetit. Për dallim prej shumicës së punësuarve nën mbulimin shtetëror, ku dita e punës ju shpjegohet si “tundu-shkundu, rrogën në xhep”, por këto “buxhetarë” kanë punë me shumë stres, për të cilën paguhen pamjaftueshëm.
Tregimi i tyre ekzistencial zgjatë me vite të tëra. Në vitin 2000 kanë pasur pagë prej 8.000 deri më 11.000 denarë, kurse sot, pas gjashtëmbëdhjetë vite, nuk kanë shumë më shumë. Kështu që, edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë arsim të lartë, marrin rroga prej 17.000 denarë.
Ajo që është akoma më bizare nga rrogat mujore është se në letër problemi i tyre është zgjedhur para dy vite, por teoria nuk zbatohet në praktikë nga personat e përgjegjshëm. Saktësisht, edhe pse këto të punësuar me miratimin e Ligjit për nëpunës shtetëror në vitin 2013 kanë fituar statusin e nëpunësve publik dhe shtetëror, kurse pastaj statusi i tyre u rregullua edhe me disa ligje tjera, por autoritetet kompetente vazhdojnë ti paguajnë sipas Ligjit për marrëdhënie pune. Për këtë shkak nuk mund t’i shmangemi pyetjes: pse 730 të punësuar me muaj marrin rroga më të ulëta nga ato të parapara me ligj?
KALLZIM PENAL PËR DREJTORESHËN GAVRILOVSKA
Përskaj pakënaqësisë së madhe nga kushtet në të cilat punojnë, këto të punësuar përsëri rrallë shprehinë pakënaqësinë dhe luftojnë për të drejtat e tyre. Disa herë, me druajtje shprehën revoltin duke paralajmëruar greva, por së shpejti ndërruan mendimin dhe u tërhoqën. Bashkëbiseduesit thonë se guximi i tyre është shkelur me kërcënime për dënime ose largim nga vendi i punës.
Por tani, të mllefosur prej premtimeve të zbrazëta, nëpërmjet një shkrese anonime iu drejtuan redaksinë tonë. Në atë, në rol të “kallëzuesve” ose paraqitës, shpjegojnë se institucionet në të cilat punojnë nuk i respektojnë ligjet, dhe i dëmtojnë.
Të revoltuar nga qëndrimi injorant i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve nga Ministria e drejtësisë, kanë vendosur përfundimisht të zgjedhin problemin duke dorëzuar kallëzim penal.
– Kemi dorëzuar kallëzim penal kundër Drejtorisë për zbatim të sanksioneve nga Ministria e drejtësisë, Lidija Gavrillovska, për shkak të moszbatimit të Ligjit të miratuar për nëpunës shtetëror. Ky ligj është miratuar në dhjetor të vitit 2013, edhe pse me të përfshihen edhe të punësuarit në burgje, autoritetet kompetente vazhdojnë me moszbatim. Afati përfundimtar për zbatim të ligjit është miratimi i Ligjit të vetëm për nëpunës publik dhe shtetëror në shkurt të vitit 2014, por autoritetet kompetente ende udhëhiqen me Ligjin e vjetër për marrëdhënie pune, thuhet në shkresën e dërguar në “Fokus”.
Nga Sindikata e punëtorëve nga drejtoria, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (DGJOSH), vërtetojnë se është dorëzuar kallëzim penal kundër drejtoreshës Gavrillovska.
– Kallëzimi penal është dorëzuar para tre muaj, por ende nuk kemi informata kthyes nga prokuroria. Deri tani kemi dërguar edhe dy intervenime, por nuk kishte përgjigje se ku ka ngecur puna, thonë nga DGJOSH.
Nga sindikata qartësojnë se në kallëzimin thirren në nenin 353 nga Kodi penal, gjegjësisht Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
“Personi zyrtar i cili me shfrytëzimin e pozitës ose autorizimin e tij/saj zyrtar, me tejkalimin e kufijve të autorizimit zyrtar ose me moszbatimin e detyrave zyrtare do të siguron për vete ose dikë tjetër ndonjë dobi, ose dikë tjetër do të dëmton, do të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri tre vjet”, sipas paragrafit 1 të nenit 353.
Drejtoresha Gavrillovska drejtpërdrejtë nuk ju përgjigj pyetjes sonë nëse ka pranuar kallëzimin penal, por na qartësojë se këto të punësuar do të pranojnë vendimet e reja, pasi që deri tani është bërë përputhja e ligjeve dhe rregulloreve. Ajo theksoi se sistematizimi i ri vetëm më është bërë dhe se pritet aprovim nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.
– Kjo situatë nuk mund të zgjidhet për një ditë. Procedura është në përfundim dhe shpresoj se këto të punësuar do të pranojnë pagën e shkurtit sipas vendimeve të reja, thotë Gavrillovska.
Kurse bashkëbiseduesit tanë thonë se vazhdimisht kanë pasur premtime të rrejshme, dhe derisa nuk i kanë vendimet në dorë nuk do të besojnë.
– Një prej informatave të fundit që i pranuam është që do ti marrim më 4 mars, por kjo datë kaloi dhe ne mbetëm duarbosh. Kurse tani, prognoza e re është se do ti marrim më 15 mars, thonë të punësuarit në burgjet.
Nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, konfirmojnë se sistematizimi ende nuk është nënshkruar, por na bindin se kjo do të ndodh së shpejti.
SECILI I PUNËSUAR ËSHTË I DËMTUAR PREJ 5.000 DERI 7.000 EURO
Drejtori i burgut më të madh në vend “Idrizovë”, Zhivko Pejkovski, thotë se sistematizimi është i gatshëm dhe e kanë pranuar më 29 shkurt, kurse tani presin miratim nga Ministria për financa.
– Nga Ministria për financa kryhet kontrolli i dokumenteve, gjegjësisht diplomave të të punësuarve dhe të tjera, dhe pastaj duhet ti pranojmë F1 formularët. Presim që të punësuarit të marrin pagën e marsit si nëpunës qeveritar dhe publik, thotë drejtori Pejkovski.
Të punësuarit shpresojnë se me vendimet e reja përfundimisht do të fitojnë rrogat më të larta. Për momentin gjendja e tyre financiare është më se mizore.
– Ne rojtarët marrim bruto pagë prej 20.000 denarë, gjegjësisht nëse nuk përfshihen kontributet marrim 13.000 denarë. Nëse kësaj shume i shtohet paushalli prej 4.100 denarë, ku paguhet vetëm tatim personal prej 10 për qind, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shpjegon se paushallin e kanë fituar me vendim të Qeverisë prej vitit 2000, por atëherë ju kanë premtuar se edhe rrogat do t’ju barazohen me rrogat e të punësuarve në Ministrinë e punëve të brendshme.
“Qeveria tregoi se zgjedhja e plotë e problemit do të tejkalohet me miratimin e Rregulloreve për rroga për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor, kështu që rrogat e anëtarëve të shërbimeve për sigurim do të nivelohen me rrogat e anëtarëve të policisë”, thuhet në vendimin e Qeverisë mbajtur me 12 dhjetor të vitit 2000.
Tani, në shkurt të këtij viti, Qeveria ka marr vendim të ri, gjegjësisht ka vendosur që përsëri të sigurohen mjete për paushall prej 35 për qind në bazën e rrogës.
”Për realizimin e kësaj kërkese të sigurohen 35 milionë denarë me ri-synim të buxhetit të Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, kurse pjesa tjetër prej rreth 15 milionë denarë Ministria për financa ri siguron gjatë rebalancit të buxhetit në vitin 2016, pasi paraprakisht Drejtoria të ketë dorëzuar kërkesë për atë tek Ministria e financave”, theksohet në vendimin e Qeverisë, të marrë në seancën e 2 shkurtit të këtij viti.
Mbetet e paqartë se pse Qeveria ka marr vendim për sigurim të mjeteve për paushall, kur sipas drejtorit Pejkovski, ai tani do t’i anulon.
Për këtë shkak rojtarët e burgjeve kanë frikë se edhe me vendimet e reja nuk do të marrin rroga më të larta, pasi do t’ju anulohet paushalli pastaj edhe me rritjen e rrogës do të mbesin në nivel të njëjtë.
Përsëri, nga DGJOSH bindin se me sistematizimin e ri, me të cilin këto të punësuar përfundimisht do të bëhen nëpunës publik, do të përmirësohet gjendja e tyre financiare. Ata theksojnë se përveç kallëzimit penal të dorëzuar, ata munden në procedurë civile të kërkojnë dëmshpërblim, gjegjësisht të kërkojnë pagesën e mjeteve që është dashur të fitojnë po të ishin zbatuar ligjet në kohë.
– Secili i punësuar është i dëmtuar për shumë prej 5.000 deri 7.000 euro, që mund t’i kërkojnë në gjyq, thonë nga DGJOSH.
Kjo domethënë se për shkak të moskujdesit të institucioneve të cilët nuk i kanë zbatuar ligjet me kohë, të punësuarit kanë pësuar dëme në shumë prej rreth 5 milionë euro. Nëse kjo shumë caktohet edhe nga gjyqi, kjo mund të paraqet kolaps financiar për Drejtorinë për zbatim të sanksioneve, e cila edhe për momentin mezi ia del.
BURGJET MBYTEN NË BORXHE
Edhe pse institucionet kompetente thonë se zgjedhja e problemit dhjetëvjeçar e këtyre të punësuarve është kah fundi, mbetet e paqartë pse Qeveria ka marr vendimin për sigurim të mjeteve për paushall, kurse nga ana tjetër, në buxhetin për vitin 2016 të Drejtorisë për zbatim të sanksioneve nuk janë paraparë më shumë para për rroga. Kështu që, në vitin 2015, për rroga të të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese janë paraparë 5,4 milionë euro, kurse për këtë vit vetëm 133.000 euro më shumë. Për krahasim, këto mjete shtesë janë të pamjaftueshme pasi vetëm për paushall janë dhënë mbi 800.000 euro, a atë e pranojnë vetëm të punësuarit e uniformuar, gjegjësisht shërbimi i rojtarëve.
Para mbledhin edhe burgjet. Drejtori i burgut “Idrizovë” thotë se gjinden, edhe pse dihet se janë në borxhe. Duke nisur nga numri i vogël i automjeteve, që janë të pamjaftueshëm për transport të burgosurve në gjykata, dhe për këtë shkak shpesh anulohen seanca gjyqësore, deri tek borxhet me furnizuesit e ushqimit.
Por drejtori përsëri shpjegon se pjesa më e madhe e borxheve është nga viti 2012 dhe 2013, kur është kryer ri-orientim i mjeteve nga buxheti, gjegjësisht burgu ka humbur 22 milionë denarë. Pranon se ka edhe mangësi të makinave.
– Ende na mungojnë automjete që pa problem të bartim të burgosurit në gjyq, pasi janë 1.970 të burgosur, kurse pjesa më e madhe e tyre kanë gjykime aktive. Por, kemi edhe ndihmën e Agjencisë për drejtim me pronë të sekuestruar, thotë Pejkovski.
Megjithatë, buxhetet e burgjeve janë të stërngarkuar dhe sërish do të ngarkohen pas qindrave padive që të punësuarit i paraqesin kundër këtyre institucioneve. Andaj, sipas të dhënave nga të punësuarit, në burgun “Idrizovë” nga 250 të punësuar me uniformë padi për refuzimin e pagesës së mjeteve plotësuese për ndërrime, për ditë për pushim javor, për rrogë bonus, kanë parashtruar rreth 150 të punësuar. E njëjtë është gjendja edhe në burgjet tjera të shtetit, për të cilën firohen dëmshpërblime në milionë.
Faktin që të punësuarit në burgje aspak nuk janë të kënaqur nga kushtet në të cilat punojnë tregojnë edhe rezultatet e hulumtimit “Qëndrimet e të Punësuarve në Institucionet Ndëshkimore në Maqedoni” që ka zbatuar Fakulteti për Siguri. Madje 93.5 për qind të të anketuarve kanë deklaruar që të ardhurat e ultë paraqesin problem me të cilin përballohen gjatë punës së tyre. Përveç rrogave të vogla, 83 për qind, kanë theksuar që nuk kanë mjete të mjaftueshme për punë, ndërsa një përqindje më pak konsiderojnë që mbingarkimi në burgjet e bënë punën e tyre madje më të vështirë.
Përveç kushteve të vështira në të cilat punojnë, një pjesë të punësuarve, ose 14.5 për qind kanë theksuar që nga ata është kërkuar të zbatojnë urdhra të cilat janë në kundërshtim me ligjin, ndërsa 59.6 për qind kanë theksuar që punojnë nën shtypje.
Konkluzioni nga hulumtimi është që puna në burgje është një prej profesioneve më të stresuara në Maqedoni. Andaj, profesori Lupço Arnaudovski thotë që shteti duhet të kushtojë vëmendje kushteve në të cilat punojnë këto persona, sepse, siç thotë ai, sërish janë qenie njerëzore. Ai rekomandon që kushtet për punë duhet urgjentisht të përmirësohen, më saktë, të rriten rrogat mizore, të punësuarit të marrin edukimin dhe trajnimin e duhur, në vend të 150 personave, një rojtar të jetë përgjegjës për 30 të burgosur, si dhe të punësuarit të përfshihen në drejtimin dhe menaxhimin e burgjeve.
– Ky libër, ky raport nga hulumtimi, ju drejtorët e burgjeve të merrni, të lexoni dhe të uleni dhe të bisedoni me stafin tuaj, theksoi profesori Arnaudovski në promovimin e hulumtimit.
DO TË RRITET NUMRI I PUNONJËSVE ADMINISTRATIV
Pas marrjes së vendimeve të reja nga të punësuarit në burgjet, do të marrin statusin e nëpunësve shtetërore, që nga ana tjetër do të kontribuojë administrata që është vetëm e stërmbushur të rritet për 730 të punësuar të ri. Megjithatë, numri i saktë i administratës akoma mbetet sekret shtetërore sepse autoritet assesi të përputhin numrat. Andaj, sipas ministres Marta Arsovska Tomovska në sektorin publik punojnë 127.139 persona. Në regjistrim e të punësuarve në administratë që ka publikuar ministria bëjnë pjesë edhe të punësuarit e ndërmarrjeve publike, vetëqeverisjet lokale, institucionet e pushtetit qendror, agjencitë, komisionet, por këtu nuk bëjnë pjesë kompanitë në të cilat shtetit ka pronësi të pjesshme ose të plotë. Në numrin nuk janë përfshirë edhe kompanitë shtetërore si ELEM dhe MEPSO.
Zëvendës ministri i plotësuar Aleksandar Kicarovski, thotë që numri është madje më i madh.
– Gjatë grumbullimit kaotik dhe të kotë të dhënave nga institucionet nga ana e ministrisë janë bërë shumë parregullsi dhe padrejtësi, mes të cilave, mosrespektimi i afatit, zbatimi i modelit të papërshtatshëm të mbledhjes së të dhënave nga institucioni, që më jep të drejtën tërësisht të dyshoj në këtë numër të punësuarve në sektorin publik, të publikuar nga ministrja, thotë Kicarovski, njofton Portalb.
Këtë vit, për rroga dhe kompensime të administratës, nga buxheti do të ndahen 421 milion euro. Analizuar ndarë vit për viti, niveli i buxhetit për administratë rritet prej viti në vit. Andaj, në vitin 2011, për këtë qëllim janë ndarë 365 milion euro, ndërsa vitin e kaluar rreth 400 milion. Kjo do të thotë që numri i të punësuarve në administratë rritet, ose rriten rrogat e tyre. Ndërsa, sa dhe nëse do të rriten rrogat e punësuarve “të rinj” të administratës mbetet të shpaloset me sistematizimin. Pas 16 viteve pritje ndoshta më në mund do të marrin atë që kanë merituar prej moti, por tani kjo e mbështjellë si një dhuratë parazgjedhore.
Kuadri
Pylltarë dhe ciceronë “ruajnë” të burgosur
Përveç korrigjimit të rrogave, bashkëfolësit tanë thonë që për të përmirësuar pasqyrën e burgjeve, duhet të punësohet personel përkatës. Ata dëshmojnë që ka shumë çështje të palogjikshme gjatë punësimeve, gjegjësisht, vendosen kuadro të papërshtatshëm për vende specifike të punës. Për shembull, theksojnë që në mesin e rojtarëve dhe edukatorëve ka të punësuar që kanë mbaruar Fakultet për Turizëm, Fakultet Pedagogjik, Fakultet të Pylltarisë, etj. Vërejtje të njëjtë jep edhe profesori Arnaudovski.
– Të punësuarit në burgje kanë një prej roleve më të përgjegjshme në një shtet, nga kriminelët duhet të bëjnë sërish njerëz të ndershëm. Nuk mund oficerë të shkarkuar nga ARM të jenë edukatorë në burgje, thotë ai.
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. /Telegrafi/