Site icon Telegrafi

Më shumë se 800 mijë viktima të coronavirusit në botë

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 800 mijë njerëz kanë vdekur nga pasojat e coronavirusit në botë.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara – gati 180 mijë, e ndjekur nga Brazili me më shumë se 113 mijë, raporton CNN.

Në Meksikë, pothuajse 60 mijë njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit e COVID-19 dhe në Indi 56 mijë, transmeton Telegrafi.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave shkaku coronavirusit në Evropë – 41.405 gjersa ndiqet nga Italia me 35427 vdekje.

Sot, numri i vdekjeve më të larta, 958, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, i cili është gjithashtu vendi me numrin më të madh të rasteve (pothuajse 5.800.000).

Ndryshe, 23.065,281 është numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë gjersa 15,650,653 njerëz janë shëruar deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version