Site icon Telegrafi

Më shumë se 79 milionë raste globalisht nga coronavirusi

Më shumë se 79.59 milionë raste janë raportuar globalisht nga coronavirusi dhe 1.7 milion viktima, sipas llogaritjeve nga Reuters.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, infeksionet janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur u identifikuan rastet e para në Kinë nga muaji dhjetor 2019.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga pandemia me gjithsej 18.7 milionë raste dhe 330 mijë viktima, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

India në anën tjetër ka 10.1 milionë të prekur dhe 147 mijë viktima, pasuar me Brazilin i cili ka regjistruar deri më tani 7.4 milionë raste por nga numri i të vdekurve qëndron më keq se sa India, me gjithsej 190 mijë fatalitete. /Telegrafi/

Exit mobile version