Telegrafi

Më shumë se 71 milionë raste të regjistruara me coronavirus në botë

Numri i rasteve të regjistruara zyrtarisht nga coronavirusi në botë u rrit në 71 milionë, derisa kanë ndërruar jetë 1.5 milion njerëz që nga shpërthimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins, numri i personave të shëruar vlerësohet të jetë rreth 45.8 milionë.

Vendi me më së shumti të prekur është SHBA-ja me gjithsej 15.8 milionë raste, derisa numri i viktimave është 295 mijë.

Pas SHBA-së, India është zona më e goditur në botë nga pandemia me 9.8 milionë të prekur, pasuar me Brazilin i cili posedon 6.8 milionë raste të regjistruara deri më tani.

Ekspertët e huaj në mënyrë të vazhdueshme bënin apel për respektimin e masave të distancimit shoqëror, për të lehtësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, derisa vaksina të jetë në dispozicion për luftimin e pandemisë.

Vaksina e kompanisë amerikane Pfizer me partnerin e saj gjerman BioNTech, vlerësohet të jetë rreth 95 për qind efektive, derisa ajo e Moderna-s është 94.1 për qind.

Tashmë disa vende e kanë miratuar përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer, së fundmi ishte SHBA-ja. /Telegrafi/