Site icon Telegrafi

Më shumë se 500 të burgosura rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Teksas

Qindra të burgosura gra në shtetin amerikan të Teksasit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, e cila konsiderohet si një nga rastet më të mëdha të konfirmuara në një burg federal.

Numri i rasteve të konfirmuara në Qendrën Mjekësore Federale-Carswell në Fort Worth u rrit në 510, vetëm dy ditë pasi Byroja e Burgjeve (BOP) raportoi se 200 gra ishin diagnostikuar me COVID-19, raporton AlJazeera.

Vetëm burgu federal në Seagoville, gjithashtu i vendosur në zonën Dallas-Fort Worth, kishte më shumë të burgosur të infektuar, me 1.156 raste që nga e marta, transmeton Telegrafi.

Tre javë më parë, burgu kishte raportuar vetëm tre raste të konfirmuara të virusit në mesin e të burgosurve. Që nga e hëna, tre gra kishin vdekur nga virusi.

Kujtojmë se FMC-Carswell mban të burgosura femra me sëmundje mjekësore dhe mendore. Aktualisht ka 1.357 të burgosura.

Lexo po ashtu SHBA raportoi rreth 1,000 të vdekur nga coronavirusi brenda një dite

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh në botë të njerëzve të infekuar dhe të vdekur nga COVID-19 – përkatësisht në 3,9 milionë të infektuar dhe 142.068 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version