Site icon Telegrafi

Më shumë se 500 persona të lënduar si pasojë e tërmetit në Turqi

IZMIR, TURKEY - OCTOBER 30: A wounded woman hug her relative after being rescued from debris of a building in Bornova district of Izmir after a magnitude 6.6 quake shook Turkey's Aegean Sea coast, in Izmir, Turkey on October 30, 2020. (Photo by Tezcan Ekizler/Anadolu Agency via Getty Images)

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit në Turqi, Murat Kurum, tha se tanimë 522 njerëz u lënduan si pasojë e tërmetit që ndodhi të premten.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Kurum deklaroi se janë regjistruar edhe 114 lëkundje të tjera derisa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa; katër prej tyre janë shembull plotësisht.

“Ne kemi operativë kërkimi dhe shpëtimi në secilën ndërtesë”, u shpreh ai.

Të paktën 14 persona ndërruan jetë pas këtij tërmeti i cili preku Turqinë dhe Greqinë të premtën. Të paktën 12 viktima u shënuan vetëm në Turqi. /Telegrafi/

Exit mobile version