Telegrafi

Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Spanjën veriore

Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Spanjën veriore, në shuarjen e të cilëve janë përfshirë mbi 700 zjarrfikës, ndërsa qeveria e Cantabria ka kërkuar ndihmën e ushtrisë në ndaljen e zjarrit.

Kreu i Cantabria, Angel Revilla tha se 99 për qind e zjarreve ishin ndezur qëllimisht dhe i quajti ‘piromanët’ përgjegjës me “mendje të shqetësuar”, raporton EuroWeeklyNews.

Sipas tij, zjarret dëmtuan seriozisht ekosistemin dhe mjedisin natyror të Cantabria.

Qeveria rajonale ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në parandalimin e zjarreve të mëtejshme.

Shumica e zjarreve shpërthyen në zonat kodrinore, rurale, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta jugore e bëjnë të vështirë për t’i shuar.