Site icon Telegrafi

Më shumë se 40 për qind e rasteve me coronavirus janë asimptomatikë, sugjeron një studim i ri

Pothujase gjysma e të gjitha rasteve të coronavirust mund të jenë asimptomatike, sugjeron një studim i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit zbuluan se më shumë se 40 për qind e pacientëve nuk pësuan kollë, ethe ose vështirësi në frymëmarrje.

Lidhur me këtë rast drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, Dr.Robert Redfield, vlerësoi se një në katër pacientë është asimptomatik.

Ekipi nga Spitali Zhongnan në Wuhan të Kinës, thotë se gjetjet e reja janë prova që virusi mund të jetë më infektues se që është menduar më parë.

Studimi i cili u publikua në “JAMA Network Open”, shqyrtoi 78 pacientë të cilët rezultuan pozitivë me coronavirus, nga 24 dhjetori i vitit 2019 deri më 24 shkurt 2020.

Ndryshe ata zbuluan se 45 pacientë ishin simptomatikë me shenja të tilla si kollë e thatë, ethe, lodhje dhe gulçim, ndërsa 33 pacientë – më shumë se 42 për qind ishin asimptomatikë, që do të thotë se ata nuk shfaqnin asnjërën prej shenjave./Telegrafi/

Exit mobile version