Telegrafi

Më shumë se 40 medie ruse ngrenë zërin kundër shtypjes nga Kremlini

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit të Gazetarëve më shumë se 40 medie ruse kanë filluar aksionin për solidarizimin me gazetarët rusë, të cilat Ministria e Drejtësisë së Rusisë i ka përfshirë në listën e “agjentëve të huaj”.

Në mesin e mediumeve ruse që janë solidarizuar është Novaya Gazeta, Mediazona, Dozhd, MeduzaTV2, The Bell dhe Republic, ku një pjesë e tyre edhe janë listuar si medie me financim të huaj.

Mediet që janë pjesë e solidarizimit gjatë gjithë ditës do të postojnë materiale në ueb faqe dhe në rrjetet sociale, ku këto materiale do të përmbajnë njoftimin ku thuhet se janë “agjentë të huaj”, njoftim janë të obliguar ta vendosin në çdo shkrim të publikuar.

Deri me tani në Rusi, 47 persona dhe organizata janë futur në listën e medieve “agjent të huaj”, ku rreth dy të tretat janë përfshirë në këtë listë nga prilli 2021.

Gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve edhe më herët kanë ngritur zërin, duke kërkuar nga autoritetet ruse që të rishikojnë listën e “agjentëve të huaj” dhe për të ndaluar persekutimin e gazetarëve.

Në përgjigje të apelit të gazetarëve, sekretari për shtyp i Presidencës ruse, Dimitry Peskov është shprehur se ligji për “agjent të huaj” duhet të vazhdojë të funksionojë. /Telegrafi/