Telegrafi

Kinë: Më shumë se 30 njerëz ende mbeten të bllokuar në hotelin që përdorej si karantinë

Një përpjekje e dëshpëruar shpëtimi është duke u zhvilluar për të shpëtuar 30 njerëz ende të bllokuar në një hotel të shembur me pesë yje në Kinë.  

Hoteli Xinjia në qytetin Quanzhou ishte shndërruar së fundmi në një strukturë karantine për njerëzit që kishin kontakte të fundit me pacientët me coronavirus, njoftoi gazeta e shtaetit Daily People.

Hoteli me 80 dhoma u rrëzua rreth orës 11:30 të mëngjesit dhe të paktën 23 njerëz ishin shpëtuar, sipas një deklarate të qeverisë lokale, transmeton Telegrafi.

Pamjet kanë kapur teksa shpëtimtarët janë në kërkim të personave të plagosur pasi hoteli u rrëzua sipër tyre.

Asnjë arsye për shembjen nuk u dha. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. /Telegrafi/