Site icon Telegrafi

Më shumë se 30 mijë persona evakuohen nga Rodosi, zjarri assesi të ndalet duke shkatërruar gjithçka

Erërat e forta të parashikuara për të dielën pritet të pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të frenuar zjarret në ishullin grek të Rodosit, ku rreth 30,000 njerëz janë detyruar të evakuohen.

Zjarret kanë pushtuar ishullin prej një jave, ndërsa Greqia është përfshirë nga një valë të nxehti e shoqëruar nga vapa ekstreme, e cila vështirëson mbajtjen e elementit të zjarrtë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët lokalë në Rodos thanë të shtunën se 30,000 njerëz të kërcënuar nga zjarri ishin zhvendosur në zona të sigurta, duke përfshirë më shumë se 2,500 të cilët duhej të transportoheshin nga plazhet.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse nga Rodosi, për shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe ushtria greke dhe forca speciale – evakuime masive

“Era pritet të forcohet nga ora 12:00 deri në orën 17:00, duke mos përjashtuar mundësinë që të ndodhë më herët”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Vasilis Vatrakoianis.

Zjarret përfshinë fshatin Laerma gjatë natës, duke djegur shtëpi dhe një kishë, ndërsa shumë hotele u dëmtuan nga flakët, të cilat disa herë arrinin deri në det.

Autoritetet kanë paralajmëruar se beteja për të frenuar zjarrin, i cili është ndezur në mes të sezonit të pikut turistik të Rodosit, do të zgjasë disa ditë.

Në Athinë, ministria e Jashtme tha se kishte aktivizuar njësinë e saj të menaxhimit të krizave për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të huaj në Greqi për shkak të zjarreve në pyje. /Telegrafi/

https://twitter.com/ClimatChristo/status/1683056462484893697?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1683056462484893697%7Ctwgr%5Ea0dba7e743bc287e1ad8172faf44a16eda29a9c1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fgrcka-sa-rodosa-evakuisano-vise-od-30-000-ljudi-vatrena-stihija-ne-namjerava-stati%2F230723027

 

 

Exit mobile version