Telegrafi

Më shumë se 29 milionë doza të vaksinës janë administruar në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më shumë se 29.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC raportoi se 29,577,902 doza janë administruar – rreth 59 për qind e më shumë se 49 milionë dozave të shpërndara, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se 24 milionë njerëz në SHBA janë vaksinuar me dozat e para dhe rreth 5.25 milionë prej tyre janë injektuar plotësisht.

SHBA-ja raportoi të shtunën 136 mijë raste të reja me coronavirus si dhe 2,640 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Që nga shpërthimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 26 milionë, derisa tanimë janë shënuar gjithsej 439 mijë. /Telegrafi/