Site icon Telegrafi

Më shumë se 250,000 njerëz e panë nga afër funeralin e Mbretëreshës në Westminster Hall në Londër

Më shumë se 250,000 njerëz kanë ndjekur funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Londër, sipas sekretarit të kulturës.

Michelle Donelan i tha Sky News se më shumë se një çerek milioni “kaluan përmes parlamentit”, por se ishte një shifër e përafërt dhe qeveria ende “po i sheh numrat përfundimtarë”, përcjell Telegrafi.

Njerëzit rrinin në radhë 24 orë në ditë nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e saj në Westminster Hall.

Njerëzit qëndronin nga parlamenti përgjatë bregut jugor të Thames dhe kalonte Tower Bridge deri në Parkun Southwark.

Mbretëresha u varros pranë Princit Philip të hënën në mbrëmje në një ceremoni të fundit private në kapelën e Shën Gjergjit. /Telegrafi/

Exit mobile version