Site icon Telegrafi

Më shumë se 250 njerëz kanë vdekur nga pakujdesia duke bërë selfie

Këto ditë në sajë të kamerave gjithnjë e më të fuqishme përballë telefonave të mençur, shumë larg janë ditët kur ju duhet të kërkoni një kalimtar për t’ju ndihmuar të bëni një fotografi të vetes. Për fat të keq, përpjekja për të marrë “foton e përsosur” ka çuar në aksidente të shumta dhe në disa raste, madje edhe në vdekje.

Disa prej neve mund të mendojmë se vdekja nga selfie është mjaft e rrallë, por sipas një studimi të fundit global (nëpërmjet BBC), është gjetur se 259 njerëz kanë vdekur në mes të viteve 2011 dhe 2017 gjatë procesit të fotografimit të vetes.

Studimi zbuloi se fundosja në ujë, aksidentet e transportit dhe rrëzimi ishin shkaqet më të shpeshta të vdekjes, megjithëse kishte raste të tjera si kafshët, goditjet elektrike, zjarri dhe madje edhe armët e zjarrit.

Në fakt, Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në SHBA ka shkuar aq larg sa të rekomandojë që zonat “jo selfie” duhet të krijohen në pika të rrezikshme për të ndihmuar në reduktimin e aksidenteve ose vdekjes. Kjo nuk është hera e parë që një ide e tillë është propozuar pasi që në vitin 2016, qyteti i Mumbaiut në Indi në të vërtetë krijoi “16 jo-selfie” zona për të parandaluar aksidente të tilla.

Madje edhe policia ruse në të kaluarën kishte paralajmëruar publikun kundër marrjes së rreziqeve të panevojshme për të bërë foto selfie. /Telegrafi/

Exit mobile version