Site icon Telegrafi

Më shumë se 25 milionë të infektuar dhe mbi 850 mijë të vdekur nga coronavirusi në botë

Sipas të dhënave më të fundit nga Worldometers, më shumë se 25 milionë raste të infeksionit COVID-19 janë regjistruar në botë deri më tani, dhe 850.672 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. 

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të infeksioneve, me mbi 6 milionë raste dhe 187,226 vdekje, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara ndiqen nga Brazili me 3.8 milionë infeksione dhe mbi 120,000 vdekje.

Në vendin e tretë në botë është India me 3.6 milionë infeksione të regjistruara dhe mbi 64 mijë vdekje, dhe në vendin e katërt është Rusia me 990,000 infeksione dhe mbi 17 mijë të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version