Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Libi pasi stuhia Daniel solli aq shumë shi në verilindje, saqë dy diga u shembën në një rajon të vetëm, duke përfshirë lagje të tëra në det.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 2,000 njerëz kanë vdekur dhe rreth 6,000 të tjerë janë të zhdukur në qytetin Derna të prekur keq, tha Othman Abduljalil, ministri i shëndetësisë në qeverinë lindore të Libisë të mbështetur nga parlamenti.
Authorities in eastern Libya said at least 2,000 people were killed and thousands more were missing after a massive flood ripped through the city of Derna following a heavy storm and rain https://t.co/RRLhdZzpRZ pic.twitter.com/Ox1U7Ef8OV
— Reuters (@Reuters) September 11, 2023
“Situata [në Derna] ishte katastrofike… Trupat janë ende të shtrirë në shumë vende”, ka thënë Abduljalil për TV Almasar të Libisë nga Derna të hënën.
Duke e përshkruar Dernën si një “qytet fantazmë”, Abduljalil tha se pjesë të qytetit ishin izoluar nga përmbytjet.
WATCH: Catastrophic flooding hits Derna, Libya after dams collapse during Storm Daniel, more than 2,000 people feared dead pic.twitter.com/WP7LquuOCa
— BNO News (@BNONews) September 12, 2023
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke thënë se autoritetet kanë nevojë për ekipe kërkimi dhe shpëtimi.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë vlerësoi më herët se më shumë se 300 njerëz kishin vdekur në Derna, sipas një postimi në mediat sociale.
#Libya : More than 2,000 people are feared dead amid devastating flooding caused by #StormDaniel, which blasted across the country’s east region in Libya on Sunday.
Storm Daniel swept away entire areas and ruined homes in a number of coastal towns, with the city of #Derna “cut… pic.twitter.com/Og4UOzzEVm
— Saba Khan (@ItsKhan_Saba) September 12, 2023
Ahmed Mismari, zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) me bazë lindore, bëri të ditur se dy diga ishin shembur nën presionin e përmbytjeve.
“Si pasojë janë shkatërruar tre ura. Uji i rrjedhshëm mori lagje të tëra, duke i ‘hedhur’ përfundimisht në det”, tha ai. /Telegrafi/