Site icon Telegrafi

Më shumë se 20 të lënduar kur një zjarr përfshiu një pjesë të ‘rrotës’, në një ngjarje pranë Lajpcigut në Gjermani

Të paktën 23 persona thuhet se janë lënduar kur dy pjesë të një “rrote” u përfshinë nga flakët në një festival muzikor pranë Lajpcigut në Gjermani.

Zjarri filloi në njërën nga “ulëset” dhe u përhap në të dytën të shtunën mbrëma, tha policia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Katër persona kanë pësuar djegie dhe një ka pësuar lëndime nga rrëzimi.

Të tjerët, përfshirë reaguesit e parë dhe të paktën katër oficerë policie, do të ekzaminoheshin në spital për thithjen e mundshme të tymit.

Incidenti ndodhi në festivalin e Highfield në liqenin Störmthaler pranë Leipzig ndërkohë që policia po heton për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë raportohet se deri në mëngjesin e së dielës, policia ende nuk ka mundur të japë informacion konkret për gjendjen e të lënduarve. /Telegrafi/

Exit mobile version