Telegrafi

Më shumë se 20 dyshekë “fluturojnë” nga pjesa e pasme e një kamioni në një autostradë të ngarkuar në Angli

Ky është momenti interesant kur më shumë se 20 dyshekë fluturojnë nga pjesa e pasme e një kamioni në një autostradë të ngarkuar.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, kamioni po transportonte grumbullin e madh të dyshekëve drejt Londrës në një autostradë, kur ndodhi incidenti.

Ata dukeshin të vendosur siç duhet, por siç duket, dyert nuk ishin të siguruara dhe era i hapi.

Si pasojë, brenda pak sekondash, dyshekët “filluan të fluturojnë”, duke rënë përpara makinave të tjera, të cilat duhej të devijonin rrugën për t’i shmangur.

“Më duhej të dilja në korsinë e shpejtë për t’i shmangur ata – ata lehtë mund të shkaktonin një aksident”, ka thënë një shofer. /Telegrafi/