Më shumë se 19 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një njeri i armatosur, i maskuar si polic hapi zjarr në disa vende në të gjithë provincën kanadeze.
Sipas policisë, numri i vdekjeve pritet të rritet megjithatë u deklarua se momentalisht janë shënuar “më shumë se 19 viktima”, përfshirë një familje prej tre personave, ndërsa akti konsiderohet si një prej sulmeve më masive në historinë e Kanadasë.
Gabriel Wortman, dyshohet se qëlloi njerëzit në shtëpitë e tyre, dhe i vuri zjarrin pronave dhe automjeteve në një përleshje 12-orëshe që filloi vonë të shtunën në Nova Scatia.
Wortman, një dentist 51-vjeçar, ishte veshur me uniformë të policisë ndërsa posedonte edhe një makinë të llojit të tillë.
Ai u konfirmua më vonë i vdekur pasi u arrestua në një stacion benzine.
Disa nga viktimat ishin të njohur për personin e armatosur, ndërsa të tjerët ishin shënjestër e rastit./Telegrafi/