Telegrafi

Më shumë se 150 të vdekur pas konfrontimeve në Juba

Më shumë se 150 ushtarë u vranë pas konfrontimeve të një dite më parë mes ushtrisë dhe ish-rebelëve në kryeqytetin Juba, njoftoi sot një zëdhënës i ish-rebelëve, ndërsa vendi përkujton pesë vjetorin e pavarësisë së Sudanit Jugor.

“Numërohen më shumë se 150 të vdekur”, deklaroi Roman Nyarji, një zëdhënës i Riek Machar, ish-lideri i rebelëve tashmë mban postin e zëvendëspresidentit në favor të marrëveshjes së paqes, duke kontribuar në dhënien fund të një periudhe dy vjeçare në luftë civile.