Ndërtimi i fabrikës së prodhimit të automjeteve elektrike të Hyundai Motor Company, me vlerë 7.6 milionë dollarë, pranë Savannah, është bërë një lajm kombëtar.
Dhe lajmi nuk ka të bëjë me prodhimin e ndonjë veture apo diçka të tillë, por diçka krejt tjetër.
Kjo pasi që breshkat që jetonin në zonë ishin hequr nga vendi në koordinim me Shërbimin e Peshkut dhe Kafshëve të Egra të SHBA-së dhe Divizionin e Burimeve të Jetës së Egër të Georgias.
Në total, 106 breshka u mblodhën dhe u transportuan rreth 30 milje në bazën e ushtrisë Fort Stewart, tha Rick Lavender, një zëdhënës i WRD, një agjenci brenda Departamentit të Burimeve Natyrore.
Breshkat Gopher, të cilat mund të arrijnë deri në 40 centimetra në gjatësi dhe zakonisht jetojnë 40 deri në 60 vjet, klasifikohen si të kërcënuara në pjesë të Alabama, Luiziana dhe Mississippi, por jo në seksionin lindor të gamës së tyre, që përfshin Georgia, Florida, Karolina e Jugut dhe një pjesë e Alabamës. /Telegrafi/