Site icon Telegrafi

Më shumë se 10 mijë njerëz janë arrestuar në protestat e SHBA-së – si pasojë e vdekjes së George Floyd

Më shumë se 10 mijë njerëz janë arrestuar në protesta kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë pas vdekjes së George Floyd.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri është rritur me qindra çdo ditë, kur protestuesit dolën në rrugët e SHBA-së dhe u përballen me forcat e rendit.

Bëhet e ditur se Los Angeles ka pasur më shumë se një të katërtën e rasteve të arrestimeve në vend, e pasuar nga New York, Dallas dhe Philadelphia.

Shumë nga arrestimet kanë qenë shkelje të orës policore dhe mos shpërndarje, ndërkaq qindra të tjerë u arrestuan me akuza për plaçkitje.

Në Los Angeles, një fushatë për mbledhjen e fondeve në internet ka mbledhur më shumë se 2 milionë dollarë deri më tani, për të ndihmuar më shumë se 3,000 njerëz të arrestuar në demonstrata.

Ndryshe George Floyd, vdiq më 25 maj në Minneapolis, pasi një polic ia vendosi gjurin në qafë, ku edhe më pas ndërroi jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version