Site icon Telegrafi

Më shumë reklama po vijnë në Instagram

Më shumë reklama do të fillojnë të shfaqen së shpejti në feedin tuaj në Instagram, ka njoftuar kompania Meta.

Me këto ndryshime, reklamuesit tani do të jenë në gjendje të vendosin reklama në faqen kryesore të “Explore”,  si dhe drejtpërdrejt në feed-et e profilit, transmeton Telegrafi.

Shtimi i më shumë reklamave vjen pasi Instagram vazhdon të përballet me reagime për ndryshimet e fundit.

Siç raportohet nga TechCrunch, këto njësi të reja reklamash ka gjasa të jenë jo të popullarizuara në mesin e përdoruesve të Instagram.

Meta tashmë është përballur me një sërë reagimesh për eksperiencën gjithnjë e më të çrregullt që ofron Instagrami në ditët e sotme.

Këto ankesa variojnë nga numri i postimeve të sugjeruara në feed, fokusi në Reels si dhe gjithashtu numri i reklamave në aplikacion. /Telegrafi/

Exit mobile version