Telegrafi

Shumë raste, por pa gola pjesa e parë Bayern Munich – Barcelona

Pjesa e parë mes Bayern Munich dhe Barcelonës është mbyllur pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët, me katalunasit që kishin më shumë nga loja.

Rastin e parë e kishte Pedri që futi një top në zonë, por Manuel Neuer bëri një pritje të bukur.

Pastaj në minutën e 18-të, Gavi pasoi një top te Robert Lewandowski, i cili gjuan, por pak mbi portë.

Në minutën e 21-të sërish Lewandowski në rast të mirë, por kësaj radhe priti Neuer.

Rastin më të mirë për bavarezët e kishte Marcel Sabitzer i cili gjuajti, por mbi portë.

Në minutën e 42-të sërish Lewa kishte rast të shënonte, por u vonua me gjuajtjen.

Barcelona kërkoi penallti në minutën e 43-të me Osumane Dembelen, por gjyqtari heshti. /Telegrafi/