Telegrafi

Shumë raste me coronavirus, qindra familje të Berlinit vendosen në karantinë

Autoritetet në Berlin kanë vendosur 369 familje nën karantinë pasi dhjetëra persona kanë dalë pozitivë në testet për COVID-19.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, përhapja në rrethin e Neukölln përfshin gjashtë ndërtesa apartamentesh, me 57 njerëz të testuar pozitivë.

“Gjëja e veçantë këtu është se gjërat rrodhën tepër shpejt”, ka thënë kryetari Martin Hikel. “Kuptuam shumë shpejt që blloqet e tërë të apartamenteve ishin të shqetësuar dhe se duhej t’i vendosnim ato nën karantinë”.

“Ajo që është gjithashtu e re dhe ajo që është e veçantë është që kushtet e strehimit janë jashtëzakonisht të papërshtatshme. Nuk është e lehtë që tetë persona të qëndrojnë në një apartament me dy dhoma ose të mbyllen brenda dy javësh”.

“Këto janë sfida shumë të veçanta dhe të vështira me të cilat duhet të përballemi. Dhe kjo e bën punën këtu shumë të vështirë dhe është një sfidë e madhe për të shuar dhe qetësuar situatën në vend”.

Siç shkruan më tej Euronews, që nga e marta, Berlini ka regjistruar 7.401 raste me COVID-19 dhe 209 vdekje, sipas shifrave zyrtare.

Rritja e infeksioneve në qytet vjen vetëm dy ditë pasi një grup tjetër, që përbën 112 infeksione dhe një vdekje, u raportua në qytetin gjerman të veriut Bremerhaven.

Të martën, Gjermania nisi aplikacionin, në një përpjekje për të gjetur infeksionet e mundshme.

Ekspertët thonë se gjetja e rasteve të reja shpejt është thelbësore për ngushtimin e grupimeve të freskëta, veçanërisht në një kohë kur vendet evropiane po heqin kufizimet e bllokimit dhe hapin kufijtë e tyre.

Të hënën, Gjermania hapi kufijtë e saj për udhëtarët nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Islanda, si dhe Lihtenshtajni. /Telegrafi/