Site icon Telegrafi

Shumë qytetarë në varrimin e Armela Segashit (Foto/Video)

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit njërës nga viktimat e sulmit në Mynih, Armela Segashi nga Podujeva.

Trupi i pajetë i Armelës është nisur nga shtëpia e saj në Podujevë për në varrezat e qytetit, ku edhe do të mbahet varrimi nga ora 17:00.

Po ashtu, sot është varrosur edhe Dijamant Zabërgja , të cili iu dha lamtumira e fundit në fshatin Ropicë të Vushtrrisë. /Telegrafi/


Exit mobile version