Talenti i ri i hip hopit, Kidda, pritet që të publikojë projekte të reja.
Kështu së paku ka konfirmuar Jetmir Agaj, menaxheri i reperit, i cili ka konfirmuar se tashmë palët kanë marrëveshje.
“Shumë shpejt pritet lansimi i projekteve, janë bërë të gjitha përgatitjet”.
“Kidda është talenti më i madh i hip hopit. Loja ka ndërru përgjithmonë prej sot”, u shpreh Agaj.
Kidda ka lansuar tashmë disa projekte që janë pritur mirë nga publiku.
Ai u bë i njohur me bashkëpunimin me S4MM të titulluar “Komedi” dhe që arriti 2.3 milionë klikime, kurse top projekti i tij mbetet “A m’foli mu” me 9 milionë klikime.
Kidda është shqiptar që jeton në Suedi. /Telegrafi/