Telegrafi

Shumë peshkaqenë u afruan papritmas pranë një bregdeti në Zelandë të Re

Nëpërmjet pamjeve nga droni, janë parë shumë peshkaqenë që u afruan papritmas, pranë një bregdeti në Zelandë të Re, derisa në plazh kishte mjaft turistë.

Afrimin e grupit të dhjetëra peshkaqenëve, e ka vërejtur një zhytës që ndodhej në ujërat e cekëta të Great Barrier Island dhe njoftoi autoritetet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Grupi ishte i përbërë nga peshkaqenë të madhësive të ndryshme, që për arsye të panjohura iu afruan bregdetit.

Për këtë arsye, mbrojtësit e rendit ngritën alarmin, për t’ju ndaluar turistëve që të hynë në ujë, derisa këto gjallesa të largohen.

Sipas banorëve lokalë, kjo është hera e parë që shohin një numër kaq të madh peshkaqenësh, të cilët qëndruan për një kohë të gjatë derisa u larguan. /Telegrafi/