Kevin de Bruyne iu nënshtrua një operacioni në 4 qershor pas një frakture të dyfishtë në fytyrën e tij, që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.
Mesfushori belg Kevin de Bruyne, u operua më 4 qershor, dy javë më parë, ndërsa thotë se ka ende vështirësi edhe pse mendon gjysma e majtë e fytyrës dhe mendon se kjo do të zgjasë gjashtë muaj.
“Unë nuk ndiej asgjë në anën e majtë të fytyrës time. Është sikur jam në anestezion. Mund të duhen 6 muaj para se ndjeshmëria ime të kthehet. Është shumë e bezdisshme, por mund të luaj”, ka treguar belgu.
Humbja e ndjeshmërisë është në nivelin e hundës, saktësojnë media.
De Bruyne të enjten kishte një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Danimarkës, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një super gol.
The final part of the build-up – and the De Bruyne finish – were gorgeous, but look at the work from Romelu Lukaku before that. Incredible. pic.twitter.com/DuSAauHJMh
— Joe Crann (@YesWeCrann) June 17, 2021
“Fraktura nuk është shëruar plotësisht. Unë u ndjeva mirë në fund të ndeshjes. Nuk kisha dhimbje”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/