Site icon Telegrafi

Shumë pak persona me nevoja të veçanta mbarojnë shkollimin e lartë në Maqedoni

Side profile of a mid adult man talking with a young woman

Sipas të dhënave me të cilat disponon ekipi i projektit ”Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni”, në vitin 2015, vetëm 49 persona të kësaj kategorie përfundojnë arsim të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë nga këta të arsimuar kanë përfunduar magjistraturë, ndërkaq asnjëri nuk ka përfunduar doktoraturë. Shkollimi për presonat e shkallës së parë dhe të dytë për nga nevojat e veçanta është falas, megjithatë numri i atyre që përfundojnë shkollimin është mjaft i ulët.

Projekti që ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve mbështetet nga BE-ja, ndërkaq zbatohet nga Fondi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Exit mobile version