Telegrafi

Shumë pak njerëz arrijnë ta shohin kaubojin në këtë fotografi

Në shikim të parë duket si shkarravinë, por në këtë vizatim të çuditshëm, është imazhi i një mashkulli me mustaqe dhe kapelë të gjerë.

Savanahh Root e ka plasuar këtë fotografi, pasi e kishte shikuar me vëmendje, derisa e ka parë mashtrimin optik që fshihet në të.

“Lakuriq i natës”, “pinguin duke urinuar” dhe “çmenduri me ngjyrë të zezë”, janë disa nga komentet që janë lënë për këtë imazh.

Por, një numër shumë i vogël i komentuesve, kanë thënë se e kanë parë në shikim të parë kaubojin e vizatuar.

Shikoni në pamjen ku është treguar me ngjyrë të kuqe, e më pas nuk ka mundësi të mos e shihni origjinalin si duhet. /Telegrafi/