Site icon Telegrafi

Shumë pak fëmijë në Maqedoni e shfrytëzojnë mbrojtjen e avokatit kur ata thirren në polici për dëshmi të ndryshme

Gjithsej 1600 të mitur u ftuan në stacionet policore të Maqedonisë në vitin e kaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dëshmitarë, ose si viktimë.

Megjithatë, vetëm një e treta e këtij numri të të miturve e kanë shfrytëzuar mundësinë që të kenë avokat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prania e një avokati është e patjetërsueshme në të gjitha fazat procedurale gjyqësore dhe kjo është e përfshirë edhe në Konventën për të drejtat e fëmijëve.

Në të ardhmen fëmijët të cilët e shkelin ligjin do të përfaqësohen nga mbrojtës të specializuar që patjetër duhet të kalojnë nëpër një trajnim profesional.

Një memorandum për një trajnim të këtillë është nënshkruar sot në Qeverinë e Maqedonisë./Telegrafi/

*Foti Ilustrim

Exit mobile version