Më herët këtë mëngjes, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se coronavirusi është ” shumë më pak vdekjeprurëse” sesa gripi.
Më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur tashmë nga virusi sesa ata që vdiqën nga gripi gjatë pesë sezoneve të fundit, raporton CNN.
Më 29 shkurt është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Telegrafi.
Flu season is coming up! Many people every year, sometimes over 100,000, and despite the Vaccine, die from the Flu. Are we going to close down our Country? No, we have learned to live with it, just like we are learning to live with Covid, in most populations far less lethal!!!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 6, 2020
Shtatë muaj më vonë, më shumë se 210 mijë amerikanë kanë vdekur. Sezoni “tipik” i gripit zgjat rreth 7 muaj, nga tetori në prill.
Rreth 178 mijë njerëz vdiqën në pesë sezonet e fundit dhe sipas vlerësimeve të CDC-së, ky është numri i amerikanëve që kanë vdekur nga gripi në sezonet e fundit.
2019-2020: 22,000
2018-2019: 34,000
2017-2018: 61,000
2016-2017: 38,000
2015-2016: 23,000
2014-2015: 51,000
2013-2014: 38,000
2012-2013: 43,000
2011-2012: 12,000
2010-2011: 37,000