Telegrafi

Me shumë mund, Warroirs triumfuan ndaj Utah Jazz – rezultatet e të gjtiha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me skuadrat që duhej të kërkonin më shumë nga vetja për të marrë fitoren.

Golden State Warriors u deshtë të djersiteshin shumë për të marrë fitore, pasi fituan ndaj Utah Jazz me shifrat 119-116.

Një tjetër përballje interesante ishte edhe ajo në mes të AtlAnta Hawks dhe Washington Wizards, që përfundoi me rezultat 125-124.

Me vetëm pesë pikë dallim, Memphis Grizzlies triumfoi ndaj New Orlenas Pelicans, me shifrat 115-110.

Një tjetër takim për t’u mos humbur ishte ai në mes të San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks, e që kishte më shumë pikë të shënuara, 146-125.

Spektakli nuk mungoi as në takimin e  me Houston Rockets, që përfundoi me rezultat 140-129. /Telegrafi/