Floyd Mayweather i janë dashur vetëm 140 sekonda të fitojë kundër kikboksierit japonez, Tenshin Nasukawa, ku me këtë rasti arkëtoi nëntë milionë dollarë (7.86 milionë euro).
Amerikani rrëzoi tri herë kundërshtarin në ngjarjen e mbajtur në Tokyo dhe pasi skuadra e Nasukawas u dorëzua duke gjuajtur në ring peshqirin e bardhë, 20-vjeçari nuk mbajti lotët.
“E gjitha ishte për argëtim, u zbavitëm shumë”, ka thënë Mayweather, i cili fitoi ndaj Conor McGregorit në gushtin e 2017 në një meç boksi të vërtetë.
Kjo ndeshje nuk ishte në seriozitetin dhe nivelin e atyre që jemi mësuar ta shikojmë në boks dhe nuk mund të llogaritet zyrtare.
Ajo ishte pa gjyqtarë, rezultati përfundimtar nuk do të ndikonte në rekordin e Mayweatherit në boks, i cili mbetet 50-0. Fituesi do të përcaktohej me nokaut apo nokaut teknik.
Watch Floyd Mayweather knock out Tenshin Nasukawa in first round. https://t.co/5AB3lOdmGi pic.twitter.com/Eql14wmWKz
— Complex (@Complex) December 31, 2018
Për Mayweather kjo ishte një aventurë e re pasi ishte hera e parë që ai zhvillonte një meç jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, duket se ishte një punë e lehtë për të rritur pasurinë dhe popullaritetin e tij,në fund i doli ashtu siç e kishte planifikuar. Pak, punë dhe shumë përfitime. /Telegrafi/
Floyd Mayweather just got paid millions of dollars to destroy Tenshin in less than a round. The greatest businessman in history. #Rizin14 pic.twitter.com/a5rzupGaJq
— Sheldan Keay (@SheldanKeay) December 31, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=VwxNKktNCu8
Floyd Mayweather makes $9 million in 139 seconds after easily defeating Tenshin Nasukawa with three knockdowns 😂🤦🏿♂️ pic.twitter.com/ZV3unFWMz9
— Soundtrack Sportz (@SportzTrackz) December 31, 2018