Telegrafi

Shumë i mërzitur dhe gati të fillojë të qajë pas zëvendësimit – Kimmich nuk ishte parë asnjëherë në këtë gjendje

Bayern Munich pësoi një goditje të re sot me një disfatë në ndeshjen ndaj Bochum (3-2), dhe duket se dështimi ishte i madh veçanërisht te Joshua Kimmich.

Mesfushori me eksperiencë u befasua kur trajneri Thomas Tuchel e nxori nga loja dhe pothuajse ishte në prag të lotëve, ku edhe lëshoi disa fjalë.

Pastaj pasoi një konflikt i ashpër verbal me ndihmës trajnerin Zsolt Low, ku edhe Kimmich lëshoi disa fjalë të ashpra.

CEO i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, u pyet për situatën, duke thënë se KImmich jep gjithmonë më të mirën dhe është normale që ishte i mërzitur.

“Joshua ishte i mërzitur në bankinë kur doli dhe kjo është normale. Djaloshi gjithmonë jep më të mirën dhe dëshiron të fitojë. Trajneri vendosi ta zëvendësojë. Nuk është e pakuptueshme që ai ishte i zemëruar”, ka thënë Dreesen.

Lexo po ashtu A do të shkarkohet Thomas Tuchel - drejtori ekzekutiv i Bayern Munich refuzon të jap deklaratë mbështetjeje për trajnerin 

Se si do të zhvillohet kjo ngjarje mbetet të shihet në ditët në vijim, por te Bayern Munich nuk është situatë aspak e mirë, me trajnerin Thomas Tuchel që tashmë flitet për largimin e tij. /Telegrafi/