Telegrafi

Shumë kritika për këtë foto të bërë në Shtëpinë e Bardhë! (Foto)

Demokratët, grupet e grave dhe liberalët kanë shpërndarë një fotografi të publikuar të enjten nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografia ishte bërë gjatë një takimi ku ai mori pjesë së bashku me presidentin Donald Trump dhe anëtarët e House Freedom Caucus.

Dhe ankesa të cilën e kanë shprehur këto grupe në rrjetet sociale është se në fotografi nuk duket asnjë grua.

Aq më shumë mungesa e grave është vërejtur, pasi që ligjvënësit ishin duke diskutuar propozimin e republikanëve për reformën shëndetësore.

Siç thuhet më tej, anëtarët e House Freedom Caucus duan për të hequr një kërkesë që sigurimi shëndetësor të mbulojë përfitimet themelore, përfshirë mbulimin për shërbime të lindjes. /Telegrafi/